Tri vite më parë saktësisht më 20 prill të 2018 ka ndërruar jetë DJ i mirënjohur suedez, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling.
Ai vdiq në moshën 28 vjeçare, teksa më shumë ishte bërë i njohur për hitin e tij “Wake Me Up”.
Ylli suedez kishte bashkëpunuar edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, me të cilën solli këngën “Lonely Together”.
Në përvjetorin e tij të vdekjes, Avicii ishte përkujtuar me shumë mall edhe nga krijuesja e hitit “Bang Bang”.
“Tri vite sot. Shumë e mërzitur. Pusho në paqe Avicii”, kanë qenë fjalët e 30 vjeçares.
Një nga hitet e tyre deri më tani në platformën YouTube ka grumbulluar mbi 165 milionë klikime.
DJ suedez kishte kryer vetëvrasje, edhe pse thuhej fillimisht se ka vdekur nga problemet e shkaktuara nga alkooli. /Telegrafi/