Telegrafi

Tri vdekje të dyshimta u raportuan brenda 24 orëve të fundit

Tri vdekje të dyshimta janë raportuar të hënën në Kosovë.

Policia njofton se në Gjilan një person ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura në banesën e tij.

“Gjilan 13.03.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar  jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Lexo po ashtu Mitrovicë, 24-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku sipas familjarëve një femër ka ndërruar jetë po ashtu në banesën e saj në rrethana të panjohura.

“Mitrovicë 13.03.2023-17:30. Viktima femër kosovare  në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e saj. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet tutje në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, në Prishtinë një person ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

“Prishtinë 13.03.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit është hapur rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve. /Telegrafi/