Zakonisht metabolizmi “udhëhiqet” nga gjenetika, por me konsumimin e produkteve të duhura ju mund ta shpejtoni atë.
Këto ushqime të caktuara mund t’ua shpejtojnë metabolizmin, të djegin yndyrën, të eliminojnë toksina etj.
Bajamet
Bajamet janë jashtëzakonisht të pasura me vlera ushqyese. Kjo do të thotë se një tas i vogël me banane mund t’ju furnizoj me shumë vlera ushqyese dhe kalori, transmeton Telegrafi.
Selino
Konsumimi i selinos ju ndihmon të humbni peshë. Selino është e përbërë kryesisht nga uji dhe celuloza e patretshme, prandaj përfshirja e selinos në shujta mund t’ju ndihmoj të hani më pak dhe rrjedhimisht të humbni peshë.
Kastravecët
Kastravecët e pastrojnë tërë trupin, pasi që kanë efekte shëruese natyrale, si dhe përmbajnë kalium dhe vitaminë A, C etj., të cilat i largojnë toksina nga trupi dhe e shpejtojnë metabolizmin. /Telegrafi/