Telegrafi

Tri transferime në verën 2024: Formacioni i Real Madridit duket i frikshëm për çdo kundërshtar

Bayern Munich thuhet se po përgatitet për një luftë për të mbajtur Alphonso Davies, ndërsa Real Madrid planifikon një sulm për shërbimet e tij.

Ylli kanadez  ka kontratë me kampionët e Bundesligës vetëm deri në qershor 2025.

Bisedimet kanë filluar për një rinovim kontrate, por tani po shtohen spekulimet se ato diskutime kanë ngecur.

Lexo po ashtu Real Madrid po e përcjell nga afër situatën e Alphonso Davies

Dhe tani Bild raporton se Real Madridi po synon një ofertë transferimi prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut në fund të sezonit.

Mediumi gjerman bën të ditur se nuk është më sekret që Madridi e dëshiron 22-vjeçarin kur të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij.

Në anën tjetër, Los Blancos kanë pasur një interes afatgjatë për Kylian Mbappen dhe duket se janë në pozitë ideale për të marrë sulmuesin francez kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon në qershor.

Lexo po ashtu Ish-trajneri thotë se Arda Guler ka më shumë potencial se Lionel Messi

Dhe ata gjithashtu kanë qenë të lidhur gjatë muajve të fundit me brazilianin e Neëcastle, Bruno Guimaraes.

Mesfushori së fundmi ra dakord për një marrëveshje të re me Magpies deri në vitin 2028 – por kjo besohet të përfshijë një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Dhe kjo potencialisht krijon perspektivën joshëse të Davies, Guimaraes dhe Mbappe që të gjithë t’i bashkohen klubit spanjoll sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/