Telegrafi

Tri tërmetet në Kroaci, mediat kroate sjellin rrëfimet e banorëve që përjetuan dridhjet

Në orët e mëngjesit të ditës së hënë, në Kroaci kanë ndodhur tri tërmete me fuqi relativisht të lartë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, edhe Zagrebi gjithashtu u trondit nga dridhjet e tokës, megjithëse epiqendra ishte afër Petrinja.

Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve, tërmeti kishte një magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Ai ishte ndjerë në pothuajse të gjithë Kroacinë edhe pse duket se nuk ka ndonjë dëm material.

Lexo po ashtu Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para

Ndërkohë mediat kroate kanë sjellë rrëfimet e banorëve që kanë përjetuar dridhjet e tokës.

“Dridhjet zgjaten për 15-20 sekonda dhe më zgjuan nga gjumi”, shkroi një banor i Ivanić Grad në faqen e internetit të EMSC.

“Po ju telefonoj për tërmetin. Unë dhe burri im ishim duke fjetur dhe u zgjuam nga një tingull i tmerrshëm dhe kishte dridhje – shtrati ynë po dridhej dhe zgjati disa sekonda… Ne kemi katër fëmijë, ata u zgjuan dhe ishin shumë të frikësuar”, ka thënë një banor nga Zagrebi.

“Lëkundje si në një varkë dhe zgjati më shumë se zakonisht”, ka rrëfyer një tjetër. /Telegrafi/