Site icon Telegrafi

Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para

Një tërmet me fuqi 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Përveç kësaj, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se, pas tërmetit të fortë këtë mëngjes, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të fortë në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Sisak

Posted by Siscia.hr on Sunday, December 27, 2020

Tërmeti i parë pasues ndodhi në orën 7.49 të mëngjesit dhe fuqia e tij ishte 4.7 shkallë të Rihterit. Vetëm dy minuta më vonë, u regjistrua një tërmet me fuqi 4.1.

Siç bëhet e ditur, njerëzit në Sisak dolën nga shtëpitë e tyre nga frika, ndërsa alarmet e makinave dëgjoheshin në të gjithë qytetin.

Ndërkohë që dëmtimi është i dukshëm në rrugët e Petrinja – fasadat janë plasaritur, dhe pjesë të ndërtesave kanë rënë në rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version