Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje të tjera nga xhiro e pestë.
Do të jetë një ditë e gjatë me tri super sfida që janë në program për tu zhvilluar, dy në mesditë dhe një tjetër në mbrëmje.
Duel tejet interesant pritet të jetë në Klinë, ku Dukagjini dhe Gjilani përballen në stadiumin 18 qershori, me vendasit që synojnë fitoren e parë këtë sezon, derisa lideri aktual Gjilani synon vazhdimësinë e rezultateve të mira.
Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj mes Drenicës dhe Ferizajt.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas fitores nga Malisheva dhe synojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira, derisa Ferizaj është në kërkim të fitores së parë.
E në mbrëmje zhvillohet super derbi i kësaj xhiro mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kampioni i shumëfishtë i Kosovës është nikoqir i kampionit aktual në një duel që pritet të ketë shumë tifozë.
Prishtina e ka nisur mirë dhe kërkon të vazhdoj me këtë ritëm, derisa Ballkani në dy sfida të zhvilluara ka dy fitore.
Albi Mall Superliga:
E diel
15:00 Dukagjini – Gjilani
15:00 Drenica – Ferizaj
20:00 Prishtina – Ballkani