Site icon Telegrafi

Tri skuadrat e mëdha zvicerane e duan Benjamin Kolollin

Benjamin Kololli do të largohet nga skuadra e tij Lausanne në fund të stinorit.

Lausanne është e fundit në kampionatin zviceran dhe dy xhiro para përfundimit është favoriti kryesor për të rënë në një kampionat më poshtë.

Lojtari më i mirë i skuadrës bardh e kaltër është mesfushori nga Kosova, Benjamin Kololli.

Kololli do të largohet dhe Lausanne i ka vënë klauzolën e largimit prej dy milionë eurove.

Mediat zvicerane kanë raportuar se në garë për transferimin e tij janë tri skuadrat e mëdha zvicerane.

Basel, Zurich dhe Young Boys Bern janë të gatshme të paguajnë këtë shumë për transferimin e Kolollit.

Mbetet të shihet nëse Kololli do të mbetet në kampionatin zviceran apo do të pres ndonjë ofertë nga një kampionat më i fortë si Gjermania ose Italia.

25-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola në Superligën e Zvicrës dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version