Telegrafi

Tri skuadra të njohura pas Kolollit

Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Superligës së Zvicrës.

Mbrojtësi anësor i Kosovës kësisoj ka humbur ndeshjen e rëndësishme ndaj Turqisë.

Por Kololli nuk pritet të vazhdoj më tek skuadra e Laussanes pasi për të kanë ardhur tri oferta të rëndësishme.

Është kampioni i ri i Zvicrës, Basel që po këmbëngul për transferimin e anësorit nga Lipjani.

Por 25-vjeçari synon që të luaj në një kampionat më të fortë dhe këtë mundësi mundet t’ia dhurojë Eintracht Frankfurt.

Skuadra e madhe gjermane është duke e kërkuar mbrojtësin e djathtë si zëvendësim të Chandler.

25-vjeçari ka një ofertë tjetër edhe nga Championshipi anglez ku është skuadra Quens Park Rangers që po e dëshiron atë.

Kololli ka zhvilluar 26 ndeshje në elitën e futbollit zviceran këtë edicion, ndërsa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/