Site icon Telegrafi

Tri shenjat që tregojnë se një gjëndër gjiri nuk është normale

Sipas organizatës për Kujdesin ndaj Kancerit të Gjirit, do të ishte ideale sikur të gjitha femrat e çdo moshe të kryenin vizita mjekësore por edhe vetëkontrolle më të shpeshta, për të kapur në kohë ndryshimet e vogla që mund t’u shpëtojnë jetën

Ja për çfarë duhet të tregoheni të vëmendshme.

Gjëndrat anormale janë të forta

Gjëndrat anormale janë përgjithësisht të forta dhe nuk lëvizin lehtësisht nën lëkurë. Gjëndrat e buta si cistet që janë të qëndrueshme, por lëvizin me lehtësi nën lëkurë, janë përgjithësisht të parrezikshme, transmeton Telegrafi.

Gjëndrat anormale shoqërohen edhe me ndryshime të tjera

Gjëndrat e rrezikshme të gjirit zakonisht shoqërohen me ndryshime të tjera fizike si përshembull thithka të kthyera në mënyrë të papritur, gropëza të vogla në gjoks ose ndryshime në masën e tyre. Rrjedhjet ë ngjyrë të verdhë, kafe ose të përgjakura nga njëri gji janë gjithashtu shenja alarmante.

Gjëndrat anormale përgjithësisht nuk gjenden në të dy gjinjtë njëkohësisht

Nëse gjatë prekjes të dy gjinjtë janë njësoj, përgjithësisht nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Nëse gjëndrat ndodhen në të dy gjinjtë, me shumë gjasa ato janë inde që ndihen si gjëndra. /Telegrafi/

Exit mobile version