Nënshkrimi i Liverpoolit me sulmuesin e PSV Eindhoven, Cody Gakpo, ka qenë disi befasi për tifozët, duke qenë se ai ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Manchester Unitedi, por Reds u treguan të shpejt duke rrëmbyer yllin holandez.
Jurgen Klopp tani ka ‘njeriun e tij’ dhe tani tifozët e Liverpoolit do të pyesin se si nënshkrimi i tyre i ri yll do të përshtatet në skuadrën e tyre aktuale.
Nënshkrimi prej 37 milionë funtesh apo 42 milionë eurosh është një sulmues i gjithanshëm dhe i rrjedhshëm dhe është i aftë të luajë në të gjithë vijën e sulmit, por ai ka luajtur kryesisht nga krahu i majtë për klubin e tij dhe në mes për Holandën.
Me 13 gola dhe 17 asistime në vetëm 24 ndeshje deri më tani këtë sezon, nuk ka dyshim se 23-vjeçari është një nga sulmuesit më në formë në Evropë për momentin, por si përshtatet ai në një klub që tashmë posedon kaq shumë talent sulmues.
Këtu janë tre mënyra se si Liverpooli mund të rreshtohet me Gakpon në gjysmën e dytë të sezonit, në tri formacione të ndryshme.
4-3-3
Klopp ka përdorur një formacion 4-3-3 për pjesën më të madhe të kohës së tij në Liverpool dhe ka gjetur sukses të madh me të, kështu që është e arsyeshme që Gakpo të futet në sistemin e përshtatur tashmë, në vend që sistemi të përshtatet sipas nevojave të tij.
Me shumicën e skuadrës tashmë të gozhduar, sulmuesi mund të futet ose si sulmues, ose si sulmues i krahut të majtë.
Por Darwin Nunez dhe Gakpo mund të ndërrohen lehtësisht, pasi të dy kanë luajtur në pozicionet e tjera deri më tani këtë sezon, në mënyrë që të mund të bëhej një ndryshim i vogël, pasi uruguaiani ka qenë një kërcënim nga e majta dhe treshja e parë do të ishte plot fuqi dhe ritëm.
Lëndimet e Jota dhe Diaz do të thotë se ai ka të ngjarë të luajë nga e majta atë që do të ishte njëmbëdhjetësha më e fortë e Klopp.
4-2-2-2 apo 4-4-2
Kur Klopp e ka ndryshuar këtë sezon, ne e kemi parë atë të vendosë një formacion 4-2-2-2 apo 4-4-2, si në humbjen 3-2 ndaj Arsenalit në fillim të sezonit në Emirates.
Kjo u pa edhe në fitoret kundër Rangers, West Ham dhe Manchester City, dhe mund t’i përshtatej më shumë Gakpos sesa rreshtimi 4-3-3.
Gakpo mund të shfaqet sërish nga e majta, me Nunez dhe Roberto Firmino në krye të sulmit.
Ai mund të paraqitet si pjesë e dyshes së qendrës dhe Liverpooli mund të zgjedhë Fabio Carvalhon në të majtë, nëse duan të mbajnë një opsion sulmues në stol, si me Nunez dhe Firmino përpara, kjo do të thotë se nuk do të kishte ndonjë sulmues të madh në bankinë derisa Jota dhe Diaz të kthehen nga lëndimet.
Mos u çuditni nëse e shohim këtë formacion të rishfaqet sërish në një moment gjatë sezonit, veçanërisht ndaj skuadrave ku pritet të dominojnë dhe fitojnë mirë.
4-3-3 (me Diaz dhe Jota të gatshëm)
Duke qenë se Diaz dhe Jota do të kthehen të dy përpara se të përfundojë sezoni, është e rëndësishme të merret parasysh se cila mund të jetë skuadra me ata që janë në dispozicion, siç do të jenë.
Diaz është deri tani opsioni më i mirë i skuadrës në krahun e majtë, pasi ai është anësori më i natyrshëm në skuadër, por kjo do të thotë që Gakpo mund të luajë vetëm përpara në këtë skenar.
Nunez, Jota dhe Firmino do të ishin të gjithë opsione rezervë këtu, me dy prej tyre që dyfishohen si opsione të mundshme në të majtë, si dhe në qendër.
Në këtë sistem, Gakpo mund të luante njësoj si Jota si numër nëntë; ai do të ishte një opsion në zonë dhe do të parashikonte shanse si një numër nëntë tradicional, por do të ishte gjithashtu në gjendje të luante me dy sulmuesit e tjerë, në atë që do të ishte një treshe tipike e rrjedhshme e Klopp.
/Telegrafi/