Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për tri raste të vjedhjes së rëndë në dy fshatra të Fushë Kosovës.
Sipas policisë në këto tri raste janë vjedhur libra me përmbajtje fetare, një veturë Golf III si dhe dy krerë gjedhë. Rastet janë duke u hetuar.
Rastet sipas policisë:
• Fsh . Hencë, Fushë Kosovë, 15.03.2021-02:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është hapur me forcë dera e lokalit nga i dyshuari mashkull kosovar ku iu janë vjedhur libra me përmbajtje fetare. Rasti nën hetime.
• Fsh. Lismir, Fushë Kosovë, 14-15.03.2021-17:30-06:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të pa njohur i është vjedhur vetura VW Golf III me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në oborr të tij. Rasti është duke u hetuar .
• Fsh. Lismir, Fushë Kosovë, 14-15.03.2021-17:30-06:50. Ankuesit meshkuj- kosovarë raportojnë se nga të dyshuar të pa njohur prej stallës së tyre i janë vjedhur (dy krerë gjedhë). Në vendin e ngjarjes janë dalur njësit policore, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/