Site icon Telegrafi

Tri raste të “vdekjes së dyshimtë”, në Shtime, Brezovicë e Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste, që cilësohen si vdekje të  dyshimta dhe hetim i vdekjes.

Një rast në Shtime, tjetri në Brezovicë si dhe në Leposaviq.

Hetim i vdekjes/Shtime, 14.10.2021 – 06:27. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Hetim i vdekjes/Brezovicë, 14.10.2021 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Vdekje e dyshimtë/Leposaviq, 22.07.2021 – 09:30. Më datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmurë nga epilepsia.

Më datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lart. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version