Tre raste të reja të fruthit janë regjistruar gjatë javës së kaluar nga deponija “Kvantashki”, me çka numri i të hospitalizuarve arrinë në gjashtë, ndërsa gjatë muajit të kaluar numri i të prekurve nga fruthi ishte 11, theksoi sot Zharko Karaçovski nga Instituti për Shëndet Publik, anëtar i Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se të gjashtë personat janë izoluar në Klinikën Infektive dhe janë larg mundësisë për transmetim të sëmundjes tek qytetarët tjerë.
“Pas njohurive për të gjitha rastet ekipi nga Qendra për shëndet publik dhe Instituti për shëndet publik ishin në terren dhe kryen vaksinim tek të gjithë personat e prekur, dhe tek personat të cilët nuk ishin vaksinuar gjatë kohëssë kaluar. Në Shkup dhe në Maqedoni gjithsej janë vaksinuar 1.932 raste, nga ku 1.352 vetëm në Shkup gjatë javës kaluar”, deklaroi Karaçovski./Telegrafi/