Site icon Telegrafi

Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit- viktima gratë

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë gratë.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia, transmeton Telegrafi.

Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version