Site icon Telegrafi

Tri raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmon gruan, motra motrën dhe babai djalin

Foto: Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Prishtinë, 09.09.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 09.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit ka kanosur djalin e tij mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri, 09.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj viktimës femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version