Site icon Telegrafi

Tri raste të dhunës ndaj femrave në rajonin e Prishtinës

Foto: Ilustrim

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë evidentuar tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Lipjan një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të Policisë, përcjell Telegrafi.

Në Graçanicë është raportuar se pas një mosmarrëveshje një mashkull ka tentuar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka probleme psikike.

“I dyshuari dhe babai i viktimës janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Prishtinë një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version