Site icon Telegrafi

Tri propozime për rilansimin e Bashkimit Evropian

Vala e pesimizmit mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian, që i detyrohet presionit preokupues të të ashtuquajturave forca populiste euroskeptike, në mos antikomunitare, duket se po fiton energji në vijim të suksesit të europeistëve në zgjedhjet në Francë, në Holandë, në Austri dhe, pas pak ditësh, edhe në Gjermani, shkruan Flavio Mondello.

Tri janë propozimet në tavolinë që duhet të rinovojnë rrugëtimin integrues komunitar:

– krijimin e një Europe të integruar me shumë shpejtësi të propozuar nga Kancelarja Merkel;

– një aksion autonom i Europës në fushën e “mbrojtjes dhe të sigurisë europiane”, megjithëse në kontekstin më të gjerë NATO – OKB;

– krijimin e një Ministrie Thesari Evropian të propozuar nga Presidenti francez Macron.

Europa me shumë shpejtësi

Në “Deklaratën e Romës” e niveleve më të larta institucionale të 27 vendeve anëtare (përjashto Mbretërinë e Bashkuar) me rastin e përvjetorit të 60-të të Traktatit të Romës është rimarrë propozimi i fundit Merkel për një Europë të integruar me shpejtësi të ndryshme, por gjithsesi pa i bërë një referim specifik asaj që është saktësuar gjerësisht lidhur me këtë në Traktatin e Lisbonës të 2007, ratifikuar nga parlamentet kombëtare, nga referendumet popullore dhe që nga ana e tyre rimerrnin atë që ishte dakordësuar me Traktatin e Amsterdamit të 1997. Kështu, në Romë është vendosur të procedohet me veprime të përbashkëta me ritme e me intensitete të ndryshme dhe gjithmonë në linjë me traktatet. Deri më sot, mundësitë me shpejtësi të përshpejtuara, që janë treguar gjithmonë në traktate me shprehjen “bashkëpunime të përforcuara”, janë zbatuar vetëm në 3 raste: divorc midis bashkëshortësh me shtetësi të ndryshme, patentë, evropiane e Tobin Tax, edhe pse kërkesa për t’u aplikuar ritme të përshpejtuara dhe intensitet më të madh aksioneve komunitare duhet të vijnë në mënyrë taksative nga të paktën 9 shtete anëtare.

Motivacioni i kërkesës së autorizimit për një bashkëpunim të përforcuar duhet të tregojë se në instancë të fundit objektivi i konsideruar nuk mund të arrihet brenda një afati të arsyeshëm nga Bashkimi Evropian në tërësinë e tij dhe kështu që për të penguar një ngadalësim të procesit të brendshëm të integrimit pranohen gadishmëritë e shteteve anëtare për të proceduar me shpejtësi të përshpejtuar. Aktet komunitare e marra në kuadër të një bashkëpunimi të përforcuar detyrojnë natyrisht vetëm shtetet anëtarë pjesëmarrës. Sapo Kancelarja Merkel ka lançuar kohët e fundit idenë e mundësisë së shpejtësive të ndryshme për ta përshpejtuar procesin e integrimit europian duke ua hequr vonesave të shumta vendimmarrëse, në media ka nisur një debat i zjarrtë dhe i preokupuar mbi mundësinë e krijimit me këtë formulë të dy zonave euro për vende të të ashtuquajturit klas të parë dhe të dytë. Diskutime të kota, sepse traktatet e mundësojë tashmë zbatimin e shpejtësive të ndryshme në kompetencë të plotë të Bashkimit Evropian, përjashto atë monetare të zonës euro dhe 5 rastet e tjera për të cilat shteteve anëtare nuk u lejohet më një kompetencë kombëtare.

Një mundësi tjetër me intensitet të ndryshëm e aksionit komunitar gjerësisht të detajuar, përveçse në nene specifike të Traktatit të Lisbonës, edhe në një Protokoll Ad Hoc, ka të bëjë me një bashkëpunim të strukturuar të lejuar në mënyrë permanente ekskluzivisht midis shteteve anëtare në gjendje që të ofrojnë njësi efikase luftimi të krizave ekstrakomunitare dhe për luftën kundër terrorizmit jashtë ose brenda Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për vende të vetëdijshëm se një fazë e re në zhvillimin e parashikuar të Politikës Evropiane të Mbrojtjes dhe të Sigruisë presupozon përpjekje të vendosura në zhvillimin e kontributeve kombëtare dhe pjesëmarrje, kur është rasti, në forca shumë kombëshe përveçse në programet kryesore europiane të pajimit.

Ky impenjim më i madh sjell edhe pjesëmarrjen në aktivitetin e Agjencisë Evropian të Mbrojtjes, që veç të tjerash është në gjendje të vlerësojë respektimin e impenjimeve të marra nga pjesëmarrësit për të optimizuar kapacitetet e tyre luftarake. Kjo agjenci, e parashikuar nga Traktati i Lisbonës për Bashkimin Europian, ka detyrën që të vërë në zbatim masa të nevojshme për të forcuar bazën industriale dhe teknologjike të sektorit të mbrojtjes. Në Deklaratën e Romës, Bashkimi Evropian është deklaruar i gatshëm që të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe të kontribuojë në krijimin e një industrie të mbrojtjes më kompetitive dhe më të integruar. Aktualisht, nuk flitet akoma për të krijuar një ushtri evropiane.

Duhet saktësuar se për momentin nuk është vënë në veprim “Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar”, edhe pse nga shtetet anëtare është marrë përsipër impenjimi për ya bërë më të fortë Evropën në skenën botërore edhe në bashkëpunim dhe në komplementaritet me NATO-n dhe duke vepruar në gjirin e Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë për të kaluar nga qëllimet tek fjalët nën shtytjen e paktit të rikonfirmuar institucional franko – gjerman të nisur nga de Gaulle e Adenauer midis dy vendeve iniciatorë të procesit të parë komunitar europian: Komunitetit Evropian i Qymyrit dhe Çelikut që për të garantuar paqen menaxhonte në mënyrë të përbashkër prodhimin e tregëtinë e lëndës së parë për luftën. Franca, që sot në Bashkimin Evropian është e vetmja që ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që disponon bombë atomike, mund të marrë inciativat e nevojshme për të garantuar një Politikë të Përbashkët Evropiane të Mbrojtjes dhe të Sigurisë.

Aksioni i Europës në fushën e mbrojtjes e të sigurisë

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë Evropiane për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, u ka paraqitur në qershor të 2016 krerëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian një aksion të përbashkët një aksion të përbashkët në formën e “Strategjisë globale të Politikës së Jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes” që është vlerësuar nga Këshilli Europian i 28 qershorit 2016 dhe i konsideruar si bazë e vlefshme për thellimin dhe konkretizimin sa më të shpejtë të mundshëm. Diskutimi lidhur me këtë çështje merr sot vlerën parësore të një kthese në procesin e integrimit pas zgjedhjeve të fundit pozitive në Austri, Holandë e Francë, atyre të parashikueshme në Gjermani dhe akoma më shumë pas rezultatit negativ të Brexit e përballë një Bashkimi Evropian të shtrënguar midis presioneve amerikane e ruse jo veçanërisht të favorshme për procesin aktual komunitar europian. Pikënisja e kësaj Strategjie globale është konstatimi se asnjë nga vendet europiane nuk ka forcën dhe resurset për të përballuar i vetëm kërcënimet e shumta të vazhdueshme brenda dhe jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Shtohet vetëdija se kjo tërësi vendesh nuk e përdor plotësisht potencialin e saj dhe se po shprehet në një “pushtet civil” ekskluziv, ndërkohë që soft dhe hard poëer duhet të ecin dora dorës.

Projekti europian, që ka çuar në një periudhë të paprecedent paqeje, demokracie dhe begatie pas shkatërrimeve të luftës, ka rrezikuar të vihet në diskutim. Në lindje siguria europiane është kërcënuar, ndërsa terrorizmi dhe dhuna gëlojnë në Afrikën Veriore e në Lindje të Mesme, si edhe në pjesë të Europës. Zhvillimi ekonomik po i dorëzohet demografisë në pjesë të Afrikës; tensione në siguri po rriten në Azi, ndërsa ndryshimet klimaterike po shkaktojnë shkatërrime të mëtejshme. Është në një botë kontestimesh të forta që sot Europa duhet të impenjohet me një ndjenjë të madhe përgjegjësie të ndarë në mënyrë komunitar, duke kaluar nga vizioni në aksionin për ta bërë të besueshëm Bashkimin Evropian nëpërmjet unitetit të saj, konsistencës të politikave të saj dhe aderimit në vlerat e saj. Impenjimi i ri i fortë komunitar, i shprehur nga Strategjia globale e politikës së jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes kërkon tashmë investime të forta dhe urgjente në të gjitha shprehjet e saj jo vetëm për të vepruar në mënyrë të pavarur, por edhe për të kontribuar në ndërmarrjen e veprimeve në bashkëpunim me NATO-n.

Është me vënd të sqarohet se evolucioni i Politikës së Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian është konfirmuar nga vetëdija se, ndërsa Mbrojtja dhe shpenzimet lidhur me të mbesin midis prerogativave kombëtare, asnjë shtet anëtar nuk mund i vetëm ta përballojë i vetëm mbrojtjen dhe sigurinë që kërkon në fakt një përpjekje të koncertuar në nivel komunitar me vetëdijen se një bashkëpunim i thelluar në fushën e mbrojtjes gjeneron ndërveprueshmëri, efikasitet, rendiment dhe besim. Vetë Traktati i Lisbonës nxit në fakt afrimin e instrumentave mbrojtës të vendeve anëtare të disponueshëm që t’i rrisin kapacitetet e tyre në sektor për të qenë në gjendje të ofrojnë, me titull kombëtar, njësi luftarake që synojnë misione parandilimi konfliktesh dhe ruajtje apo rivendosje të paqes dhe për operacione stabilizimi në përfundim të konflikteve.

Këto misione janë konfiguruar në planin taktik si “Grupe taktike” me rreth 1500 njësi ushtarake me elementë mbështetës, përfshi transport e logjistikë, të afta që të veprojnë brenda një afati prej 5 deri 30 ditësh, sidomos për t’ju përgjigjur kërkesave të Kombeve të Bashkuara, dhe të mbështetshëm për një periudhë fillestare 30 ditore, që mund të shtuhet të paktën deri 120 ditë. Këto Grupe taktike janë operative nga 2005, por që të përdoren në mënyrë efikase dhe të vrullshme duhet të kalojnë akoma ngërçe të shumta burokratike e politike dhe duhet të rishqyrtohen procedurat vendimmarrëse kombëtare, përveç disa mangësive të konstatuara në kuadrin e “mekanizmit komunitar të zhvillimit të kapaciteteve”.

Propozimi i paraqitur krerëve të shteteve e të qeverive në kuadër të Strategjisë globale të Politikës së Jashtme e të Sigurisë, nën shtytjen e mirëkuptimit të rinovuar franko – gjerman, duhet të përballojë tani temën e një Shtabi të Përgjithshëm të vetëm komunitar që menaxhon tërësinë e ndërhyrjeve të politikës së jashtme e të mbrojtjes së përbashkët. Në këtë rast është i dobishëm Brexit, pasi Mbretëria e Bashkuar ishte fuqimisht kundër pozicionit të përbashkët të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, përveçse të Presidentit të Komisionit Evropian Juncker. Veç kësaj, është tashmë bindje e zakonshme që investimet dhe optimizimi i përdorimit të resurseve kombëtare në këtë fushë nëpërmjet një bashkëpunimi të thellë komunitare mund të mundësojnë zhvillimin dhe ruajtjen e kapacitetit të mbrojtjes e të gjithë Bashkimit Evropian. Një impenjim i ri i këtij të fundit është qysh tani ai i asistimit të shteteve anëtare nëpërmjet një kontributim më të madh komunitar, në linjë me traktatet, me sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës, pasi një përshtatje reciproke e planeve kombëtare të mbrojtjes dhe të zhvillimit të kapaciteteve mund të favorizojë konvergjencën strategjike midis shteteve anëtare. Fondet e Bashkimit Europian për mbështetjen e kërkimit dhe të teknologjisë, bashkë me bashkëpunimin ndërkombëtar, janë parakushte thelbësore për një industri të fortë europiane të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Krijimi i një Ministrie Thesari Europiane

Presidenti i ri francez Macron ka theksuar vullnetin, të shprehur edhe gjatë fushatës presidenciale, për të krijuar në Bashkim një “Thesar europian” të mbajtur nga një Ministri Thesari Europiane për të përshpejtuar kompletimin e Bashkimit Ekonomik e Monetar dhe për ta bërë në gjendje që të gjenerojë një rigjallërim më të shpejtë ekonomik dhe punësim nëpërmjet një konvergjence efektive të ekonomive të eurozonës. Kjo iniciativë franceze përforcon propozimin e hedhur qysh në vjeshtën e 2015 nga Presidentët e 5 institucioneve kryesore të Bashkimit Europian: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, Eurogrupit, Parlamentit Evropian. Propozim aktualisht akoma në fazë diskutimi pranë Këshillit të krerëve të shteteve e të qeverive. Presidenti Macron dëshiron tani t’i djegë etapat duke e kaluar debatin në selinë e Këshillit Evropian: nxitja e tij futet në kërkesën e përgjithshme për një qeverisje më të mirë ekonomike të zonës euro sesa ajo aktuale. Në fakt, është pranuar se masat e jashtëzakonshme të adoptuara me ngut nga Bashkimi Evropian kanë qenë të diktuara nga nevoja e reagimit të shpejtë ndaj krizës më të keqe ekonomike dhe financiare të 70 viteve të fundit.

Këto masa duhet t’ua lënë tani vendin zgjidhjeve më shumë të barabarta dhe me legjitimitet real demokratik, pasi me më shumë se 10 milion të papunë në zonën euro është e nevojshme të bëhet shumë më mirë dhe më tepër për të përmirësuar politikat ekonomike, për të imponuar solidaritet komunitar dhe për të vepruar në mënyrë të tillë që të gjithë dhe jo vetëm disa shtete anëtare të sigurojnë përfitime të ngjashme nga pakti i euros dhe se të gjithë t’i ndajnë rreziqet nëpërmjet një mekanizmi stabilizimit të bilancit të të gjithë zonës euro: është Bashkimi Bankar që duhet t’i korrespondojë një rrjeti financiar të instancës së fundit. Përgjithësisht është pranuar se ekzistencave të divergjencave të forta midis vendeve të euros krijojnë brishtësi për të gjithë Bashkimin Evropian dhe se ka nevojë për një tentativë koordinimi të konsiderueshëm të politikave ekonomike.

Për këtë arsye, 5 presidentët kanë konsideruar të nevojshme që t’u kërkojnë shteteve anëtare të përqëndrohen ndaj reformave parësore ekzistenciale për shtimin e rritjes potenciale, të favorizojnë krijimin e vendeve të punës dhe të shfrytëzojnë potencialitetet e ofruar nga tregu unik. Bëhet fjalë për të ndjekur 4 përparime prioritare: drejt një Bashkimi ekonomik të vërtetë; drejt një Bashkimi financiar, që rrit ndarjen e rreziqeve edhe me sektorin privat; drejt një Bashkimi bilanci, që garanton si mbështetshmërinë, ashti edhe stabilizimin e bilancit e të gjithë Bashkimit Evropian; drejt një Bashkimi politik që u garanton baza të qëndrueshme tri Bashkimeve të mësipërm.

Natyrisht që është theksuar bindja se shtetet anëtare, që nuk kanë kompletuar akoma reformat strukturore dhe që nuk disponojnë një kompetitivitet efektiv, duhet të përshpejtojnë një proces të tyrin korrigjues për të mundësuar fleksibilitet më të madh ekonomive përkatëse. Për të arritur rezultatin e një politike monetare të përbashkët me një konvergjencë të duhur të politikave ekonomike është nënvizuar me forcë nevoja e kalimit nga një sistem normash dhe orientimesh të imponuara qeverive nga institucionet komunitare për për përpunimin e politikave ekonomike kombëtare në një sistem ndarjeje të sovranitetit në kuadër të institucioneve të përbashkëta. Natyrisht që një gjë e tillë kërkon që shtetet anëtare të jenë të gatshëm të pranojnë në masë rritjeje vendime të përbashkëta politike ekonomike dhe bilanci kombëtar.

Kështu, 5 presidentët mendojnë se një bashkim i vërtetë i bilanceve në brendësi të një Bashkimi Ekonomik e Monetar nuk mund të mos presupozojë intensifikimin e një procesi vendimmarrës të “përbashkët” mbi vendimet më të rëndësishme të Bilancit të eurozonës, të cilave duhet t’u sigurohet një kontroll efikas demokratik dhe një verifikim i rreptë i legjitimitetit të procesit. Kurse mbi fiskalitetin dhe mbi caktimin e shpenzimeve publike do të vazhdojë të mbizotërojë autonomia e shteteve anëtare në funksion të preferencave dhe të zgjedhjeve politike kombëtare. Sipas propozimit të 5 presidentëve, selia e këtij vendimi kolektiv është një “Thesar Evropian i zonës euro” përgjegjës kështu, në nivel komunitar, përpara një Parlamenti europian ad hoc, që për Presidentin Macron, tashmë dakord me propozimin e gjermanit Schauble, duhet ta kufizojë përbërjen e tij në parlamentarët europianë te eurozonës.

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker kishte sugjeruar emërimin e një Ministri Thesari Evropian me cilësinë e Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian siç është Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë. Kurse ministri Schauble kishte kërkuar që posti i Ministrit të Thesarit Evropian t’i besohej një autoriteti kontrolli të tretë të llogarive publike komunitare. Me mbështetjen tashmë të siguruar nga Franca, Gjermania dhe Italia, Juncker kishte propozuar edhe që Thesari europian të mbështetej mbi disponueshmërinë e rëndësishme financiare të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES), i quajtur Fondi Europian i Shpëtimit të Shteteve.

MES-i është një ent financiar ndërkombëtar, i pajisur me personalitet juridik të plotë, që ka marrë formën e organizatës ndërqeveritare sipas modelit të FMN-së; është i ngritur nga një traktat ndërkombëtar i hyrë në fuqi në shtator të 2012 dhe globalisht është institucioni më i madh financiar ndërkombëtar me një kapital prej 700 miliard eurosh të krijuar prej 80 miliardëve të derdhura nga shtetet anëtare e zonës euros, ndëqrsa pjesa tjetër është marrë në tregun e kapitaleve me emetime obligacionesh. Kapaciteti efektiv i tij i huave për të ndihmuar vendet euro në vështirësi është i barabartë me 500 miliard euro.

Sipas propozimit të Ministrit gjerman të Financave Schauble do të duhet të zhvillohet Mekanizmi Europian i Stabilitetit për t’i dhënë substancën e një Fondi Monetar Evropian, pa u dashur që t’i drejtohet një reforme, të Traktatit të Bashkimit Evropian, aktualisht e pamundur, që duhet të vendoset dhe të ratifikohet në unanimitet. Pasi e ka diskutuar me Presidentin Macron dhe me parlamentarë të ndryshëm, Shauble ka pranuar propozimin e Presidentit francez për të krijuar një Parlament të eurozonës, që mund të marrë një tagër “konsultativ” ndaj Mekanizmit Evropian të Stabilitetit. Ministri i Thesarit europian nuk do të errësojë rolin qendror të eurogrupit të përbërë nga Ministrat e Financave e vendeve të euros, që mblidhen me titull formal dhe sipas nevojës për të diskutuar, promovuar dhe përfaqësuar interesat e zonës euro në prani të Komisionit Europian dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Në periudhë afatshkurtër, ky rol mund të kërkojë një forcim të presidencës (e fiksuar në një periudhë prej 2 vitesh e gjysëm) dhe të mjeteve në dispozicion të tik. Më në perspektivë, 5 presidentët kanë propozuar një presidencë me kohë të plotë të pajisur me një mandat shumë të detajuar për të mundësuar, me mbështetjen e të gjitha institucioneve të bashkimit Evropian, një rol akoma edhe më të kthjellët në përfaqësimin e interesave të monedhës unike si në brendësi të eurozonës, ashtu edhe jashtë saj.

(Flavio Mondello ka qenë për disa dekada Përfaqësues i Confindustria italiane pranë Bashkimit Evropian në Bruksel) /Bota.al/

Exit mobile version