Telegrafi

Tri pikë për Milanin në fitoren ndaj Sassuolos (Video)

Milani ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Sassuolo, ku ka triumfuar me rezultat 2-0.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, ndërsa realizues ishte Alessio Romagnoli (39’).

Romagnoli e shënoi golin e parë (Getty Images)

Qendërmbrojtësi italian priti një harkim nga Hakan Calhanoglu brenda në zonë dhe shënoi me kokë.

Pas një aksioni të shpejtë të Rossonerëve në pjesën e dytë, u dyfishua epërsia e mysafirëve.

Suso e përfundoi vet aksionin duke arritur të realizojë një gol të bukur (67’).

Gol i bukur nga Suso (Getty Images)

Pas 12-të xhirove të para në Serie A, Milani numëron 19 pikë dhe aktualisht pozicionohet në vend të shtatë në tabelë.

Sassuolo është e 17-ta në tabelë me vetëm nëntë pikë të arkëtuara gjatë këtyre 12 javëve.

Në javën e ardhshme, Milani zhvillon derbin ndaj Napolit në San Paolo, ndërsa udhëton te Benevento. /Telegrafi/