Kur keni ngritje të shtypjes së gjakut, gjëja e parë të cilën duhet ta bëni është rregullimi i regjimit të ushqimit
Ekspertët për fillim rekomandojnë të përkufizoni kripën dhe të hani më shumë pemë dhe perime organike, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë që disa lloje pemësh janë ilaçe të shkëlqyeshme natyrale kundër hipertensionit.
Më së shumti rekomandohen shalqiri, kivi dhe pemët me kokrra.
Shalqiri
Citrulina nga shalqiri ndihmon në rregullimin e shtypjes së lartë të gjakut.
Amino-thartira të cilën e përmban shalqiri ndikon që trupi të prodhojë azot-monoksidin, gaz i cili relakson enët e gjakut dhe ndikon në fleksibilitetin e arterieve.
Në këtë mënyrë sigurohet qarkullim i lirë i gjakut dhe ulet shtypja.
Kivi
Hulumtimet kanë treguar që nëse hani 3 kivi në ditë gjatë tetë javësh do të arrini të rregulloni hipertensionin sistolik dhe diastolik.
Kivi me sukses ul tensionin e lartë, sepse përmban vitaminën C.
Pemët me kokrra
Pemët me kokrra (dredhëzat dhe boronicat) përmbajnë antioksidantë dhe janë ilaç natyral i shkëlqyeshëm kundër shtypjes së lartë.
Hulumtimi i bërë në 34 mijë njerëz, të cilët kanë marrë antocian nga dredhëzat dhe boronicat, ka treguar që personat të cilët kanë marrë këtë bashkim kanë rrezik më të vogël të sëmuren nga hipertensioni.
Pos ndryshimit të regjimit të ushqimit, rekomandohet që rregullisht të ushtroni më mënyrë që të pengoni shtypjen e lartë të gjakut. Ekspertët theksojnë që personi i rritur në javë duhet të ushtrojë 2 orë e 30 minuta. /Telegrafi/