Site icon Telegrafi

Tri organizata studentore bëhen bashkë për ta udhëhequr Parlamentin e UP-së

Të enjten organizatat studentore “Opinioni i Pavarur Studentor”, “Reforma në Proces” dhe “Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës” e kanë nënshkruar marrëveshjen për udhëheqjen e Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentorë të Universitetit të Prishtinës.

Kjo marrëveshje u arrit pasi koalicioni i mëhershëm kishte mospajtime dhe mosmarrëveshje lidhur me përfaqësimin e studentëve.

Sipas tyre, këto mospajtime e sollën edhe shkarkimin e kryetarit të deritashëm, Arben Elshanit, ndërsa kryetar i ri i Parlamentit Studentor u zgjodh Flakron Kabashi.

Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo marrëveshje ua siguron të gjithë studentëve të UP-së një përfaqësim të dinjitetshëm, pa ndërhyrje politike dhe në të mirë të studentëve të UP-së.

Përfaqësimi i studentëve nga këto organizata do të zbatohet në strukturat e UP-së: Senat, Parlament dhe Këshill Studentor.

Exit mobile version