Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan duket se ka nisur të acarojë klubin verdhezi pasi nuk është duke e rinovuar kontratën edhe pse milionerët po përpiqen ta bindin.
Por deri më tani bisedimet nuk kanë qenë të frytshme. Nga ana e saj gazeta gjermane Bild ka bërë me dije se janë tri variantet për mesfushorin e kombëtares gjermane.
Opsioni i parë është qëndrimi në Dortmund. Ky mund të jetë varianti i duhur për mesfushorin, i cili është lojtari kryesor në mesfushë për verdhezinjtë, pavarësisht problemeve.
Opsioni i dytë, shkon tek Barcelona. Pa dyshim një nga variantet më të mirë pasi do t’i jepej mundësia të luante në klubin e ëndrrave të tij. Por kujdes hapësira në Barcelonë është shumë e paktë.
Opsioni i tretë shkon në Angli. Dy janë përfitimet kryesore, rroga shumë e lartë krahasuar me dy klubet e mësipërme dhe fakti që do të punojë me një trajner si Pep Guardiola, nëse shkon te Manchester City.