Site icon Telegrafi

Me tri ndeshjet e ditës së sotme, përfundon faza e dytë në Ipko Superligën e Kosovës

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë ditën e sotme me tri ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Kësisoj me këto tri takime përfundon edhe faza e dytë në elitën e futbollit kosovar.

Lideri aktual i Ipko Superligës, Ballkani do të udhëtojë drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin.

Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi do të mundohet të përfitojë nga gabimet e skuadrave tjera pretendente për titull për të ju shmangur në tabelën e klasifikimit.


Përballje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë mes Dukagjinit të fundit në tabelë dhe Drenicës.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Feronikeli synim ka vetëm fitoren përballë Vushtrrisë, në mënyrë që ta mbyll fazën e dytë në pozitën e pestë në tabelë.

Të tria ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës:

Ferizaj – Trepça ’89 4-0
Drita – Prishtina 2-1
Llapi – Gjilani 2-1

E hënë

14:00 Flamurtari – Ballkani
14:00 Dukagjini – Drenica
14:00 Feronikeli – Vushtrria

Exit mobile version