Site icon Telegrafi

Tri ndeshje sot në Superligë, luhet për titull dhe mbijetesë

Pas ndeshjes me tensione në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit mposhti Prishtinën me rezultat 2-1, sot zhvillohen tri ndeshje tjera në Superligë.

Sërish në Gjilan zhvillohet një ndeshje për titull, ku lideri Drita pret kampionin e vitit të shkuar Feronikelin.

Një fitore e gjilanasve në këtë ndeshje do t’i ofronte drejt titullit.

Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen sot, janë për mbijetesë, ku Trepça ’89 pret Vushtrrinë, në “Riza Lushta”.

Minatorëve iu duhet fitore në këtë përballje, ndërsa vushtrriasit janë përshëndetur matematikisht nga Superliga.

Edhe Flamurtari që kërkon të mbetet pjesë e Superligës, do të luajë në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitore për të mbetur në hap me Drenicën, që mori dje fitore ndaj Ferizajt. /Telegrafi/

Exit mobile version