Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e premte me ndeshjen Ballkani – Trepça ’89 0-0.
Ndërkohë ditën e sotme (e shtune) do të luhen tri ndeshje tjera nga ora 15:45.
Padyshim që derbi i ditës do të zhvillohet në kryeqytet mes liderit aktual Flamurtarit dhe Feronikelit.
Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pa humbje pas pesë xhirove, ku Flamurtari është lider me katër fitore e një barazim.
Në anën tjetër Feronikeli ka marrë një fitore më pak dhe një barazim më shumë se kuqezinjtë nga kryeqyteti kosovar.
Konkurrenti tjetër për titull të kampionit, Llapi do të ketë një udhëtim të vështirë në javën e gjashtë.
Llapjanët do të udhëtojnë drejt Prizrenit për tu përballur me Lirinë e cila vije në këtë sfidë pas fitores së thellë 6-2 ndaj KEK-ut.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në Obiliq.
KEK-u që ende nuk ka shijuar pikët në këtë kampionat do të tentojë ta bëjë një gjë të tillë ndaj Drenicës. /Telegrafi/