Site icon Telegrafi

Tri mënyra se si ta ‘mprehni’ trurin

Kush nuk dëshiron të jetë i mençur dhe të ketë një mendje të ndritur? Jo gjithkush është i lindur me një mendje të mprehtë, por me pak ndryshime secili mund të ketë një të tillë.

Të jesh i mençur do të thotë të keni një tru të mprehtë dhe aktiv, gjë të cilën mund ta arrini me pak përpjekje, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e “vogla” në rutinën tuaj, si rregullimi i problemit të pagjumësisë, konsumimi më i paktë i sheqerit, lënia e duhanit etj., do të kenë efekte të mira në shëndetin tuaj mendor.

Praktikoni meditimin

Stresi kronik mund t’ua dëmtojë trurin, prandaj duhet ta ruani dhe forconi trurin duke marrë pjesë në aktivitete që e zvogëlojnë stresin. Mënyra më e mirë për ta luftuar apo zvogëluar stresin është praktikimi i meditimit në përditshmëri.

Bëni gjumë të mirë

Është shumë e rëndësishme të bëni një sy të mirë gjumë për ta mbajtur trurin të shëndetshëm.

Sipas shkencëtarëve, truri ka nevojë të relaksohet që të mësoj dhe t’i mbaj mend gjërat e reja. Mungesa e gjumit ndikon edhe në motivimin tuaj.

Ushqejeni trurin me antioksidantë

Për ta përmirësuar kujtesën dhe mprehur trurin duhet ta ushqeni atë me pemë dhe perime të cilat janë të pasura me antioksidantë, si karotat, spinaqi etj.

Gjithashtu, çaji i gjelbër, vera e kuqe, kafeja dhe çokollata e zezë janë të mira për trurin./Telegrafi/

Exit mobile version