Këshillat e një psikologu janë shumë të vlefshme, këshilla e tretë është vendimtare
Të gjithë, të paktën një herë në jetë, kemi takuar një person që ka menduar se mund të na kontrollojë.
Për dikë, ai person ishte prindi, për dikë tjetër partneri, madje edhe miqtë dinë të mendojnë se kanë të drejtë të marrin nën kontroll jetën tonë, transmeton Telegrafi.
Terapistët shpesh merren me këtë problem dhe tani ata kanë kuptuar se si të sillen me dikë që përpiqet t’ju kontrollojë – tre hapa janë të domosdoshëm!
“Kur merremi me ndonjë konflikt, dhe ky është një konflikt, komunikimi është më i rëndësishmi. Nëse dikush shfaq sjellje që synojnë të kontrollojë, ne duhet të jemi proaktivë dhe të rrisim vëmendjen ndaj tij”, thotë terapistja Rachel Wright.
1. Flisni me atë person
Thoni se ka një problem. Shpjegoni se si ndiheni. Ofroni një zgjidhje. Terapisti tregon se si duket kjo në praktikë, nëse, për shembull, partneri juaj vazhdimisht përpiqet t’jua prishë humorin kur jeni me miket tuaja dhe ju thërret pa pushim, thuaji – e shoh që vazhdimisht përpiqesh të më marrësh në telefon, kjo është pse më duket se nuk më beson, do të doja që secili prej nesh të ketë lirinë të mos telefonojë menjëherë nëse është me miqtë.
2. Vendosni kufij
Psikologu klinik dr. Shefali Tsabary shprehet se kufijtë e qartë janë të vlefshëm në çdo marrëdhënie të mirë, se ata nuk duhet të jenë dyshues, por të fortë dhe konstant. Nuk jeni të detyruar ”t’ia falni” dikujt kohën, vëmendjen dhe energjinë tuaj.
3. Dije kur është koha për t’u larguar
Por nëse jeni në një lidhje me një person që dëshiron t’ju kontrollojë, dijeni se ka një moment që zgjidhja e vetme është largimi. Dhe ndonjëherë nuk e dini kur është më e vështirë – kur bëhet fjalë për një partner, anëtar të familjes ose mik.
/Telegrafi/