Site icon Telegrafi

Tri mënyra për të shmangur shtimin e peshës gjatë stinës së verës

Ushtrimet fizike janë të domosdoshme

Është e lehtë të hani aq shpesh sa mundeni dhe të hiqni dorë nga aktivitetet fizike, mirëpo ky është gabimi juaj më i madh.

Po, është pak e mërzitshme të dilni të vraponi për t’i djegur ato kaloritë ekstra, mirëpo këtë gjë mund ta bëni edhe dhomën tuaj me ndihmën e shumë videove që gjenden në internet.

Prandaj, motivojeni veten dhe mos shtoni peshë të tepërt!

Qëndroni të hidratuar

Mund të mos ndjeheni të etur, mirëpo konsumimi i ujit është një gjë e domosdoshme dhe thelbësore për funksionimin e duhur të trupit.

Nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm, trupi do të ndjehet i dehidratuar dhe do të keni shumë pak energji. Sidoqoftë, nëse nuk keni aspak dëshirë të konsumoni ujë, atëherë të paktën mos kafe pasi që kanë shumë kalori.

Mësohuni të thoni “JO”

Festa e verës është e mbushur me festivale të ndryshme të alkoolit dhe ushqimit të shpejtë. Por, duhet të qëndroni të motivuar dhe të vendosur që të mos konsumoni pije apo ushqime të cilat do t’ju sjellin vetëm dëme në trupin tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version