Shumica e njerëzve e kanë përjetuar këtë: Hani shëndetshëm, bëni ushtrime fizike, por e vëreni se vetëm po shtoni peshë.
Sylvia Tara, autore e librit “The Secret Life of Fat”, ka shpenzuar pesë vite duke hulumtuar rreth dhjamit dhe ka biseduar për këtë me 50 liderë botërorë të kësaj fushe. Përgjigja e komplikuar përfshin gjenetikën, bakteret, viruset, gjininë, moshën, hormonet dhe peshën e ujit.
Këto janë rekomandimet e Taras për të larguar peshën e fituar nga konsumimi i ujit:
Bëni ushtrime fizike
Stërvitjet intensive faktikisht mund të largojnë peshën e shkaktuar nga uji, prandaj Tara rekomandon të bëni ushtrime intensive fizike.
Pini më shumë ujë
Mund t’ju duket paksa e çuditshme, por zëvendësimi i pijeve freskueseve, lëngjeve dhe pijeve alkoolike me sasinë ekuivalente të ujit e rrit humbjen e peshës.
Shmangni kripën
Sodiumi e shkakton trupin të ruajë ujin. Prandaj, është mirë të shmangni konsumimin e kripës me qëllim që të hiqni peshën e ujit. /Telegrafi/