Adrien Rabiot, Leandro Paredes dhe Juan Cuadrado pritet të largohen nga Juventusi në fund të sezonit, por La Gazzetta dello Sport tregon 11 lojtarë që me siguri do të qëndrojnë në Torino edhe në sezonin 2023/2024.
Bianconerët po përballen me një të ardhme të pasigurt, me mundësi për zbritje pikësh të tjera që vendimet priten të merren deri në fund të sezonit.
Gazzetta raporton se Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa mund të largohen nëse Zonja e Vjetër mbetet jashtë garave evropiane për sezonin 2023/24 , por tre lojtarë me siguri do të largohen në korrik.
Sipas Gazzetta, Rabiot dhe Cuadrado nuk do të nënshkruajnë një zgjatje të re të kontratës, ndërsa Paredes do të kthehet te PSG pas një huazimi zhgënjyes në Torino.
Nga ana tjetër, Mattia Perin, Danilo, Leonardo Bonucci, Federico Gatti, Gleison Bremer, Mattia De Sciglio, Nicolò Fagioli, Manuel Locatelli, Fabio Miretti, Filip Kostic dhe Samuel Iling-Junior pritet të qëndrojnë sido që të jetë.
E ardhmja e Angel Di Maria mbetet e pasigurt. Ai raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Max Allegri dhe me një kontratë që skadon në qershorin e ardhshëm, Juventus mund të mos i ofrojë atij një marrëveshje të re për 2023/24. /Telegrafi/