Sulmuesi brazilian, Richarlison po peshon të ardhmen e tij te Evertoni, pasi pritet të largohet këtë verë pas ofertave të shumta nga klubet e mëdha evropiane.
Richarlison shënoi gjashtë gola në nëntë ndeshje për të ndihmuar Evertonin në sigurimin e mbijetesës edhe për së paku një sezon në Ligën Premier.
Por, klubi nga Merseyside tani po përgatitet për mundësinë e humbjes së yllit nga Amerika e Jugut, përpara sezonit të ardhshëm.
Një numër i madh klubesh kanë shfaqur interes për 25-vjeçarin, ku rivalët e Tottenham Hotspur janë ndër ata që po monitorojnë nga afër zhvillimet.
Dy klubet e mëdha evropiane, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu janë duke u interesuar për transferimin e Richarlisonit.
Sipas mediumit Daily Mail, mbetet për t’u parë nëse Evertoni do të kënaqet duke lënë Richarlison të largohet duke pasur parasysh rëndësinë e tij për ekipin.
Ai ka dy vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Evertoni nuk është nën presion të menjëhershëm për të marrë një vendim për të ardhmen e Richarlison. /Telegrafi/