Për të krijuar hapësirë për më shumë lojtarë të rinj, Chelsea ka të ngjarë të shesë Armando Brojan për një tarifë prej 35 milionë eurokëtë verë, sipas “Evening Standard”.
Sulmuesi, i cili ka katër vite të mbetura nga kontrata e tij aktuale, është në krye të listës së dëshirave të West Ham United, ndërsa për të janë të interesuar edhe Everton dhe Newcastle United.
Gjatë sezonit të kaluar, 20-vjeçari shënoi nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha ndeshjet për Southampton, por gjithashtu situata e tij e jashtëzakonshme në fushën e lojë bëri që shumë klube nga Italia dhe Anglia të interesohen për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë.
20-vjeçari e kaloi sezonin 2021-22 si i huazuar te Southamptoni, duke gjetur golin në nëntë raste në 38 paraqitje për Saints, përveç kontributit të një asistimi.
West Ham United është aktualisht skuadra favorite për sulmuesin, i cili ka shënuar katër herë në 14 paraqitje për Shqipërinë.
Broja kaloi kohë me Tottenham Hotspur si i ri, por u transferua te Chelsea në vitin 2009, duke përparuar përmes sistemit të të rinjve në klub përpara se të nënshkruante një kontratë profesionale në shkurt të vitit 2020. /Telegrafi/