E ardhmja e Keylor Navas në sezonin e ri mund të mos jetë te Real Madridit.
Sipas The Sun, për portierin e Kosta Rikës janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar nga Los Balnco për të siguruar shërbimet e ish-portierit të Levantes.
Për atë janë të interesuar Manchester United dhe City dhe Paris Saint-Germaini.
Sipas të përditshmes angleze favorit për të nënshkruar me 29-vjeçarin është klubi francez.
Reali do të ishte i gatshme të shes Navas vetëm nëse siguron shërbimet e David De Gea apo Thibaut Courtois. /Telegrafi/