Site icon Telegrafi

Tri klube të Ligue A pas Matuidit

Juventusi pothuajse në çdo repart ka lojtarë më shumë se sa që duhet dhe largimi sic duket do të fillojë nga mesfusha.

Aktualisht janë gjithsej shtatë mesfushorë dhe të paktën një është i destinuar të largohet nga Juventusi këtë verë.

Kandidati numër një për t’u larguar nga Bianconerët është Blaise Matuidi, pasi kontrata e tij me klubin skadon verën e ardhshme.

Vazhdojnë pëlqimet e klubeve franceze për të.

Lyon, Monaco dhe PSG janë të interesuar për shërbimet e tij dhe mund të bëjnë ofertë në ditët në vijim.

Juventusi po ashtu është duke punuar për largime në mbrojtje dhe sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version