Telegrafi

Tri klube nga Liga Premier në garë për Todibon

Jean-Clair Todibo ka fituar vëmendjen e tri klubeve nga Liga Premier, derisa lidhet me një largim nga Barcelona.

Skuadra katalunase e ka lënë lojtarin në huazim te Schalke deri ën fund të këtij edicioni, ndërsa skuadra evropiane janë të interesuara për shërbimet  etij.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Sourthampton, Everton dhe Watford, janë në garë për transferimin e Todibos në këtë afat kalimtar veror.

Mbrojtësi francez e ka të vështirë të depërtojë në skuadrën e parë të Barcelonës, andaj mund të kërkojë një aventurë të re.

Bluagranasit do të jenë kundër shitjes së tij, mirëpo që mund të dërgojnë në huazim sërish.

Në garë për të janë edhe Sevilla e Kolni, gjersa Schalke është po ashtu e interesuar që t’i vazhdojë huazimin edhe për edicionin e ri. /Telegrafi/