Site icon Telegrafi

Tri klube angleze i shtohen garës për Marash Kumbullën, tani vlera e shqiptarit shkon në 30 milionë euro

Marash Kumbulla është një nga lojtarët hit në Serie A dhe klubet që e duan po shtohen dita e ditës.  

Interi, Napoli dhe Lazio në Serie A, së bashku me Borussia Dortmundin në Bundesligë, ka kohë që kanë shfaqur interesim për të.

Tashmë kësaj i janë shtuar edhe tri klube nga Liga Premier që shpresojnë të blejnë kartonin e 20-vjeçarit.

Liverpooli, Tottenhami dhe Evertoni janë futur seriozisht në garë dhe duke parë trajnerët që udhëheqin këto skuadra, atëherë shqiptari mund ta zgjedh Ligën Premier.

Trajneri i Hellas Verona, Ivan Juric, e ka pranuar se Marash Kumbulla vështirë se do të qëndrojë te klubi aktual edhe sezonin e ardhshëm, duke para interesimin e madh të skuadrave më në zë për të.

Vlera e kartonit të shqiptarit ka shkuar 30 milionë euro dhe me atë që po shfaq në këtë sezon në Serie A, klubet e rëndësishme nuk do ta kishin problem ta paguanin këtë shumë.

“Asnjë djalë nuk është i gatshëm (të promovohet në ekipin e parë). Nuk ka një tjetër Kumbulla”, ka thënë trajneri i Veronës. /Telegrafi/

Exit mobile version