Telegrafi

Tri këngë shqiptare me mbi 100 milionë klikime – të gjitha të punuara nga Big Bang Beats

Muzika moderne shqiptare ka avansuar në vitet e fundit shumë duke arritur të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare.

Por, janë vetëm tri këngë që kanë arritur sukses ndërkombëtate dhe kanë arritur mbi 100 milionë klikime – e të trija mbajnë firmën e bosit të RedBox, producentit Big Bang Beats.

Fillimisht sukses historik arriti projekti “BonBon” i Era Istrefit, që shpejt tejkaloi 100 milione klikime duke u bërë projekti i parë me këtë arritje. Big Bang qëndroi prapa mega hitit dhe madje disa herë qëndroi në Londër për të treguar sekretin e suksesit prapa mega hitit të Erës.

Më pas është projekti tjetër që kaloi 100 milionë klikime dhe është hiti “Bow Down” nga Enca dhe Noizy.

Vlen të përmendet se kjo është kënga e vetme e Noizyt që arriti 100 milionë klikime – dhe dihet, autori i projektit është njeriu i hiteve Big Bang Beats.

Dhurata Dora tronditi skenën së fundi me projektin e saj “Zemër”, një bashkëpunim ndërkombëtar me Soolking – e ky realizim ka thyer rekorded duke arritur në pak kohë mbi 100 milionë klikime.

Edhe kjo është vetëm kënga e tretë shqiptare që arrin mbi 100 milionë klikime. E qysh kur u zbulua paralajmërimi i saj nga Big Bang, ishte fakt i kryer që do jetë hiti i verës dhe ashtu doli – ishte ai prapa hitit tjetër 100 milionësh.

Mbetet të shihet çka na rezervon vjeshta dhe dimri nga Big Bang – me siguri një hit të radhës 100 milionësh. /Telegrafi/