Site icon Telegrafi

Tri këngë me mbi një miliard klikime, Bebe Rexha: Muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Ajo deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime me emra të njohur.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexhën, projektet e të cilës tanimë kanë marrë edhe miliarda klikime.

Në një postim të bërë së fundmi, ylli nga Dibra ka publikuar tri nga këngët e saj që kanë grumbulluar mbi një miliard klikime.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be” – janë projektet më të suksesshme të Rexhës që e kanë shndërruar në një yll të pazëvendësueshëm.

“Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares.

Kujtojmë që “Meant to Be” u lansua katër vite më parë, “In the Name of Love” me Martin Garrix para pesë vitesh dhe “Me, Myself &I” me G-Eazy rreth gjashtë vite më parë.

Biondja gjithashtu më 7 maj të këtij viti solli albumin e ri “Better Mistakes”, që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version