Tri gra janë arrestuar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve.
Policia njofton se dy nga të dyshuarat janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë hasur bashkë me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë.
Dy të dyshuarat me rekomandim të Prokurorit të Shtetit janë liruar, ndërsa rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku është arrestuar një grua pasi katër fëmijët e saj janë hasur duke kërkuar lëmoshë.
Edhe në këtë rast e dyshuara është liruar me rekomandim të Prokurorit të Shtetit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE
- Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmiun e saj (viktimën mashkull kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
- Prishtinë 24.10.2022 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që është hasur me fëmiun e saj (viktimën femër kosovar) duke kërkuar lëmoshë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE
Sheshi Mehë Uka, Mitrovicë 24.10.2022 – 14:20. Janë hasur katër (4) fëmijë/viktima kosovar duke kërkuar lëmoshë, më pas janë identifikuar edhe prindërit e tyre, ku është arrestuar nëna e viktimave e dyshuara kosovare pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/