Manchester United po e rivalizon Manchester Cityn rreth mesfushorit të Real Madridit.
Isco ka qenë prej kohësh një ndër objektivat e menaxherit të Citizens, Pep Guardiola, ku ndihmësi i menaxherit, Mikel Areta është gjithashtu një tifoz i madh i lojtarit.
Megjithatë, kryesuesi i Okdiario, Eduardo Inda duke folur për El Chiringuito, zbuloi se United janë gjithashtu të interesuar.
“PSG e dëshiron Iscon, United si dhe City”, zbuloi Inda dhe shtoi se “Këto janë tre ekipet që e duan, edhe pse mund të shkojë edhe në Itali”.
Ndërsa trajneri Zinedine Zidane do të preferonte të qëndronte, bordi beson se do të ishte më mirë për klubin nëse spanjolli do të shitet këtë verë.
Theksojmë se 27-vjeçari deri më tani ka pasur 184 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 35 gola në të gjitha garat.
Ndryshe, reprezentuesi i Spanjës ka fituar pothuajse të gjitha trofetë e mundshëm me mbretërit spanjoll. /Telegrafi/