Telegrafi

Tri gjërat që Real Madridi duhet t’i ketë kujdes ndaj Chelseat në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madridi do të kërkojë të sigurojë kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve sot më përballje me kampionët aktual të Chelseat në Bernabeu më 12 prill.

Skuadra e Carlo Ancelottit do të shkojë në ndeshjen e dytë çerekfinale me një avantazh prej 3-1 të marr në “Stamford Bridge”.

Kampionët spanjollë do të duhet të shmangin një humbje kundër Chelsea me një diferencë prej tre golësh nëse duan të kalojnë në gjysmëfinale.

Skuadra e Ancelottit ka ende shumë punë për të bërë, pasi asgjë nuk ka përfunduar plotësisht dhe Chelsea do të kërkojë shanset e tyre.

Megjithatë, skuadra spanjolle ka ende një avantazh të madh dhe e kanë në dorë fatin e tyre.

Më poshtë mund t’i gjeni tri gjeta që Real Madridin nuk duhet t’i bëjë nëse dëshiron të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

#1 Vetëbesimi i tepërt

Të dhënat e fundit tregojnë raste të shumta kur skuadrat kanë hedhur poshtë një avantazh të madh në Ligën e Kampionëve dhe e kanë lënë kundërshtarët e tyre të bëjnë një rikthim.

Një shembull tipik është rikthimi i jashtëzakonshëm i Barcelonës kundër PSG-së më 8 mars 2017, gjatë ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

 

PSG kishte një avantazh 4-0 drejt Camp Nou, por ishte tepër i sigurt me veten. Barcelona e kaloi skuadrën e Parisit duke fituar ndeshjen kthyese 6-1 dhe duke bërë një nga rikthimet më të mëdha në futbollin evropian.

I njëjti fat mund ta përcjell edhe Real Madridin në Bernabeu nëse ata shkojnë në këtë ndeshje me shumë besim në fitoren e tyre të parë dhe nuk japin maksimumin në fushë.

#2 Qasje e gabuar

Carlo Ancelotti e ka në dorë se si do t’i  qaset kësaj ndeshje, duke mos e lënë Chelsean të befasojë.

Ekipet janë të prira gjithmonë që të përpiqen të mbrojnë avantazhin e tyre nga ndeshja e parë, duke tentuar të mos pranojnë shumë gjatë ndeshjes së dytë.

Skuadra spanjolle ka një avantazh 3-1 dhe mund të zgjedhë të qëndrojë duarkryq dhe të mbrojë epërsinë e saj që në minutën e parë kundër Chelseat.

Sidoqoftë, vendosja e një qasjeje mbrojtëse mund të jetë katastrofike për Real Madridin. Kjo mund t’i japë Chelsea më shumë hapësirë ​​për të rritur presionin ndaj tyre, ndoshta duke çuar në gabime nga mbrojtja e Ancelottit.

Në futboll, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh. Real Madridi nuk duhet të qëndrojë duarkryq kundër Chelseat, përndryshe mund të tronditet në “Santiago Bernabeu”.

#3 Përfundim i dobët i rasteve, mban ndeshjen e hapur

Dëshpërimi i Chelseat për të shënuar patjetër do t’i lërë madrilenët me disa raste për të shënuar gola, por dështimi për t’i shfrytëzuar ato mund ta lërë ndeshjen plotësisht të hapur dhe t’u japë Bluve më shumë shpresë në lojë.

Një shembull i qartë ishte ai i Barcelonës dhe PSG-së në vitin 2017, ku lojtarë si Edinson Cavani dhe Angel Di Maria ishin fajtorë për humbjen e rasteve të shumta në “Camp Nou”.

Sikur PSG të ishte mjaftueshëm e saktë gjatë natës, çdo shpresë që Barcelona të organizonte një rikthim do të kishte përfunduar, por ata e lanë ndeshjen e hapur dhe u ndëshkuan.

 

Real Madridi duhet të jetë i pamëshirshëm para portës, ashtu siç ishte në ndeshjen e parë. Ata do të kenë nevojë që sulmuesit e tyre të jenë klinik për të shmangur atë që mund të jetë një shqetësim i madh nga Chelsea në Bernabeu. /Telegrafi/