Telegrafi

Tri gjërat që i bëri mirë Abramovich kur e bleu Chelsean, por që nuk i bënë Boehly dhe Eghbali

Çfarë e bëri Chelsean kaq të suksesshëm nën drejtimin e Roman Abramovich dhe pse ata po luftojnë kaq shumë nën Todd Boehly ?

Kjo është pyetja që çdo tifoz i bluve ia ka bërë vetes të paktën një herë që nga blerja e klubit nga amerikanët.

Trajneri

Lexo po ashtu Pochettino identifikon tre lojtarë që i do në janar te Chelsea

Abramovich u sigurua që tranzicioni në klub të shkojë pa probleme: ai mbajti Claudio Ranierin për një sezon tjetër dhe solli Jose Mourinhon në 2004.

Boehly shkarkoi fituesin e Ligës së Kampionëve, Thomas Tuchel, menjëherë pas blerjes së klubit dhe që atëherë ka qenë një rrëmujë. Mauricio Pochettino është trajneri i pestë që punon nën Boehly.

Transferimet

Nën Abramovich, Chelsea mbajti ‘gardën e vjetër’: Cudicini, Terry, Gallas, Lampard, Hasselbaink, Gudjohnsen, etj. Nënshkrimet e reja u sollën me kujdes dhe një rinovim masiv filloi vetëm kur erdhi Mourinho.

Lexo po ashtu Votohet rregulli i ri për transferime në Ligën Premier - goditje e rëndë për Chelsean

Nën Boehlyn, Chelsea ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro për tarifat e transferimit dhe huazimit! Nga të gjitha këto transferime, vetëm Cole Palmer duket se vlen çdo qindarkë deri më tani.

Stafi

Abramovich punësoi Peter Kenyon nga Man United si drejtor gjeneral. Në vitin 2003, Djajtë e Kuq dominuan Ligën Premier dhe lëvizja kishte kuptim, edhe nëse Kenyon e kishte cilësuar veten si një mbështetës të guximshëm të Man United më parë. Peter luajti një rol masiv në rikthimin e Chelseat në elitë.

Lexo po ashtu Publikohen emrat: Pesë largime në janar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Në muajin e tij të parë në krye, Todd Boehly hoqi Bruce Buck dhe Marina Granovskaia. Ai në thelb mori të dyja pozicionet, duke u bërë kryetar dhe drejtor i përkohshëm sportiv. Pasi Tuchel u shkarkua, Boehly punësoi njerëz nga “gjigantë” të tillë si Southampton, Monaco dhe, natyrisht, Brighton. Pas kësaj, shfaqja e bluve mori një rënie dhe luftimet filluan. /Telegrafi/