Tri gardiane janë burgosur për marrëdhënie të paligjshme – përkatësisht marrëdhënie të papërshtatshme – me të burgosurit në burgun më të madh në Britaninë e Madhe.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jennifer Gavan, 27, Ayshea Gunn, 27 dhe Emily Watson, 26, u dënuan të gjithë brenda tre viteve të fundit.
Të gjitha ndodhën në burgun më të madh të Britanisë, HMP Berwyn në Wrexham, Uellsi i Veriut, ku strehohen shkelësit meshkuj të kategorisë C.
Stafi i mbetur tani po trajnohet në një përpjekje për të trajtuar çdo marrëdhënie të paligjshme në burg.
Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Shumica dërrmuese e stafit të Shërbimit të Burgjeve janë punëtorë dhe të përkushtuar dhe ne nuk do të hezitojmë të ndëshkojmë ata që shkelin rregullat”. /Telegrafi/