Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin te Liverpooli nga Stoke City.
Mesfushori nga Kosova kësisoj bëhet transferimi i tretë këtë edicion i Liverpoolit.
Por me tu kompletuar ky transferim, mediat angleze menjëherë kanë aluduar edhe në formacionin e ri të Jurgen Kloppit për edicionin e ri.
Shaqiri shihet si futbollist titullar dhe Jurgen Klopp duket se për këtë arsyeje e ka transferuar gjilanasin në Anfield.
Me ardhjet e reja si Naby Keita e Fabinho, Liverpooli do të ndryshojë formacionin.
Një ide është të luhet me 4-4-2, me Shaqirin që do të aktivizohej në krahun e majtë të mesfushës ndërsa Sadio Mane në të djathtë me dy sulmuesit Roberto Firmino e Mohamed Salah.
Me formacionin 4-5-1, Xherdani mund të luaj në pozitën e trekuartistit apo si sulmues i dytë pas Roberto Firminos.
Ndërkohë formacioni më i mundshëm i Liverpoolit është ai 4-2-3-1.
Në këtë formacion Fabinho dhe Keita do të ishin mesfushorët e fundit, ndërsa katërshja e frikshme ofensive do të përbëhej nga Xherdan Shaqiri në krahun e djathtë, Mohamed Salah mbrapa Firminos dhe Sadio Mane në krahun e majtë.
Mbetet të shihet se me çfarë formacioni do të luaj Jurgen Klopp, por një gjë duket e sigurt se Shaqiri do të jetë titullar në Anfield. /Telegrafi/