Telegrafi

Tri ditët e javës së ardhshme, mot i vranët me mundësi të reshjeve të shiut

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Ndërkaq, tri ditët e para të javës, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/