Kompania SpaceX e miliarderit amerikan Elon Musk, brenda dy jave ka përjetuar dy momente shumë të rënda – fillimisht një raketë e tyre që u lansua në fillim të javës, derisa po zbriste në tokë shpërtheu duke krijuar një zjarr të madh, e sot raketa tjetër u “shemb” ende pa u nisur në hapësirë.
Bëhet fjalë për raketën Starship 9 (SN9) e cila pritej të lansohej nga Boca Chia, por që ende pa u ndezur u shemb dhe u rrëzua brenda hangarit ku do të duhej të ngritej në ajër, transmeton Telegrafi.
Ajo sigurisht se do të shkatërrohej plotësisht po të mos ishte ndërtesa gjigante brenda të cilës gjendej, dhe ajo vetëm sa anoi në të majtë dhe u përplas në muret e objektit.
Por pavarësisht këtyre probleme, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Musk tha se është një sukses që ka arritur të ngrit në ajër raketën e tij prototip e cila shpërtheu, ndërsa e dyta as që arriti të ngritët në ajër. /Telegrafi/
Seems like the stand SN9 was on COLLAPSED and the only thing that saved StarShip from falling over was the highbay, hopefully no one was hurt or injured!😰🚀
(Video credit: @LabPadre) pic.twitter.com/qXUPUaUBEr— Austin Barnard🚀 (@austinbarnard45) December 11, 2020