Si çdo të diel, Stupcat na zbukurojnë fundjavën me humorin e tyre thumbues që na sjellin përmes serialit “Egjeli”.
Tashmë ka nisur shfaqja online e episodit të 67-të që nis me bisedën në mes të Sahit Plisit e Axhës Sheqë për flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.
Biseda vazhdon për politikanët tanë, si edhe për vendin në përgjithësi.
Në anën tjetër, Teta Gjyli, të cilës nuk i bëhet vonë për çështjen kombëtare, vazhdon me biznesin e saj, duke shitur defe.
Ndiqeni episodin e plotë që shfaqet online vetëm në platformën vendore gjirafavideo.com.