Telegrafi

Tri dëshirat e Antiono Contes, pasi Interi vendosi që ai të qëndrojë në krye të skuadrës

Interi dhe Antonio Conte kanë mbajtur një takim për të ardhmen e këtij të fundit.

Në mbledhjen që zgjati rreth tre orë, është vendosur që strategu italian të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

Bordi i Nerazzurëve e ka paralajmëruar Conten se në këtë verë nuk do të ketë shumë mjete financiare për të Investuar.

Por, trajneri ka kërkuar tri transferime të vogla, që mund të kushtojnë pak, por janë esencial për projektin e tij.

Sipas La Gazzetta delo Sport, Conte ka kërkuar nga klubi italian që të transferojë Emerson Palmierin, Arturo Vidalin dhe Sandro Tonalin.

Lexo po ashtu Përfundon mbledhja mbi tri orë te Interi – Conte mbetet trajner, klubi dhe strategu italian pajtohen për të ardhmen

Për dy të parët, Chelsea, respektivisht Barcelona, janë të gatshëm që t’i shesin në këtë afat kalimtar.

Në anën tjetër, Brescia që ka pranuar oferta nga Milani, Juventusi e Lazio për Tonalin, po kërkon 55 milionë euro për kartonin e lojtarit. /Telegrafi/