Real Madridi nuk do të kërkojë të bëjë përforcime këtë verë dhe do të shpresojë që Eden Hazard, Luka Jovic dhe Eder Militao të përmirësohen pasi sezoni i tyre i parë në klub ishte shumë i dobët.
Të tre lojtarët iu bashkuan me Real Madrid verën e kaluar me një tarifë të kombinuar prej 210 milionë eurosh, por të gjithë dështuan të bënin ndikimin e dëshiruar dhe kërkuar në “Santiago Bernabeu”.
Nga nënshkrimet e vitit të kaluar, vetëm Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes impresionuan në editonin debutues, ku ‘Los Blancos’ ngritën lartë titullin e La Ligas pasi tre vitesh.
Hazard u dëmtua shpesh në sezonin e tij të parë, duke munguar shkaku i tri dëmtimeve, ndërsa luajti vetëm 22 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar vetëm një gol, por kishte dhënë shtatë asistime.
Belgu ua ka bërë të qartë të gjithëve se sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij. “Ju mund të më gjykoni në sezonin tim të dytë”, ka thënë Hazard.
Hazard do të kërkojë të kthej formën që e kishte te Chelsea, por do të ketë nevojë për vazhdimësi dhe një sezon pa dëmtime.
Mungesa e minutave të Jovic e bëri të vështirë vendosjen e tij në kryeqytetin spanjoll dhe në sezonin e parë ai e gjeti rrjetën vetëm dy herë.
Disa herë, 22-vjeçari duket se ishte i shkëputur nga ekipi, me Karim Benzema që nuk diskutohej asnjëherë si startues.
Pavarësisht se ishte i lidhur me një largim nga Real Madrid, Jovic do të vazhdojë edhe për një sezon të dytë.
Nënshkrimi përfundimtar që nuk arriti të bëjë përshtypje sezonin e kaluar ishte Militao.
Braziliani ishte qendërmbrojtësi i tretë sa i përket zgjedhjes te Real Madridi dhe nuk arriti të kërcënojë partneritetin e frikshëm të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Shfaqjet e Militao gjithashtu krijuan dyshime për qëndrueshmërinë e tij mbrojtëse./ Telegrafi/