Site icon Telegrafi

Tri arsye pse nuk duhet të vishni take të larta?

Këmbët janë struktura fleksibile, por këpucët e papërshtatshme mund t’i deformojnë ato.

Ekspertët tregojnë për tre problemet më të zakonshme që mund të ndodhin pasi të vishni këpucë me take larta për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

1. Ënjtja e eshtrave

Fjala është për rritje anormale të eshtrave, fillimisht në gishtin e madh. Kjo ënjtje e kyçit të gishtit të madh zgjerohet, pasi që shtypet nga gishtat e tjerë të këmbës.

Ato bëjnë presion mbi gishtin e madh dhe e shtyn përtej profilit normal të këmbës, duke rezultuar në dhimbje.

Lexo po ashtu Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët

2. Goditja e gishtit

Goditja e gishtit është lëndim shumë i zakonshëm. Kjo lëndon tetivat e gishtit të fundit të këmbës, që mund të ndajë eshtrat e gishtave edhe në pjesë më të vogla.

3. Enjtja e thembrës

Enjtja e thembrës shkakton dhimbjen në strukturën e butë të këmbës, përkatësisht vendin e lidhjes së pjesës së “Akilit” me tetivat e këmbës, dhe kjo mund t’ju dërgojë gjer tek formimi i superstrukturës të eshtrave, si rezultat i presionit të qëndrueshëm dhe fërkimit të madh të këpucëve.

Nëse dhimbja nuk trajtohet dhe vjen deri te formimi i ënjtjes së kësaj pjese, atëherë kjo mund të hiqet vetëm me anë të ndërhyrjes kirurgjike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version